PROTESTA IMPOZANTE, POR ME FRYMË DINAKËRIE !

image
Shkruan: Qenan Aliu

Miq të dashur,
Më 9 Maj ishte marshi impozant, dukej bukur dhe kishte pjesmarje solide të qytetarëve. Nuk preferroj të përllogarisë turmën e njerëzëve me kaq gjatësi e gjërësi, madje kaq metro katrorë hapësirë këtë apo atë, por po them troç se kishte numër respektibil të pjesmarësve në protestë. Ajo që ishte evidente dhe sikur ka mundur të vënë në margjina këtë marsh protestues , ishte sindromi i bajraktarizmit të liderëve të vegjël por që pandehin se janë të mëdhenjë.
Ajo çka dua të vë në spikamë është KËSHILLI OPOZITAR.

Nuk dua të kyçem me parti politike sepse fundja ata edhe për nga natyra mund të tentojnë gjithëherë të jenë në qendër të vëmendjes.Këshilli Opozitar e partizoi këtë marsh, nuk dua të hy në ate se kush në cilën ka ndikimet e sajë, por këtë gjë, Këshilli Opozitar nuk duhej ta lejoj jashta protokollit që e paralajmëroi në konferencën për shtyp, se folësit do të ishin dy edhe ate nga këshilli opozitarë, për çudi u bënë tre edhe ate një kryetar partie.

Mbase këta të këshillit e vlerësojnë vehten me Besë, e kishin zgjedhur të partisë me Besë. Por kjo edhe nuk është diçka tragjike. Tragjike janë dinakëritë, tragjike janë mashtruesit, tragjike janë se po atakojmë ata që flasin ndryshe e veprojnë ndryshe ,ndërsa , vetë për një eveniment dikush don ti vë edhe përkrahësit e subjekteve tjera në margjina.
Kjo gjë, nuk do të kalojë më , unë pata rastin të dëgjoj edhe komentet e qytetarëve gjatë shpërndarjes, KJO DINAKËRI E KËSHILLIT OPOZITARË NUK DO TË KALOJË MË.
Fundja një qeveri autoritare me protesta qofshin ato KUQ e ZI, plotësisht të qeta , janë sikur ti këndosh të dashurës një baladë ty tek shkallët e hymjes e ajo në katin e gjashtë.

Shkrimi është shkruar enkas për Fol.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Fol.mk dhe autori, sipas marëveshjes ndërmjet tyre.