Protesta e djeshme nga Këshilli Opozitar u vlerësua si një nga më të mëdhatë të organizuara ndonjëherë nga shqiptarët.  Sipas tyre, më shumë se 30 mijë shqiptarë përfundimisht kanë delegjitimuar dy partitë e deritanishme shqiptare BDI dhe PDSH.

“Mesazhet paqësore të kësaj proteste përcollën edhe një herë qëndrimin e shqiptarëve të Maqedonisë se integrimi në BE është detyrim pa kompromis, se patjetër duhet të tërhiqen vendimet për faljen e kriminelëve, se duhet të vazhdojë me punë Prokuroria Speciale Publike dhe asaj t’i kalojnë edhe rastet e montuara ndaj shqiptarëve, si “Sopot”, “Monstra” dhe “Lagjja e Trimave”, ndërsa protesta përcolli edhe një mesazh të rëndësishëm – që shqiptarët në bisedimet për zgjidhjen e krizës duhet të përfaqësohen nga ky zë opozitar, duke konsideruar se dy partitë shqiptare, që janë pjesë e asaj tavoline, janë vetëm përkthimi shqip i qëndrimeve të VMRO-së”, u shpreh Rufat Alili, nga Këshilli Opozitar.

Këshilli opozitar falënderoi të gjitha Organizatat Joqeveritare, si dhe partitë politike, përfshirë këtu edhe LR PDSH-në. Anëtari i këtij këshilli, Arianit Hoxha sqaroi edhe rastin me kryetarin e LR-PDSH, Ziadin Sela, duke thënë se sigurimi i protestës ka bërë punën e vet.

“Është e vërtetë që nuk ka pasur asnjë incident. Sigurimi që ne e kemi angazhuar si këshill opozitar ka bërë punën e vet për të mbajtur rend dhe qetësi, dhe normalisht që nuk do të lejojmë në organizimin tonë që askush të bëjë sipas vetvetes”, tha Arianit Hoxha, nga Këshilli Opozitar.

Gazetar: Si e prishi rendin Zijadin Sela në protestë ?

“Nuk kam aspak informacion se si e ka prish rendin, vetëm e di se sigurimi e mbajti kordonin që mos të ketë ndonjë ndërhyrje brenda rreshtit të parë të kujë do qoftë, dhe aspak nuk e konsideroj se kjo mund të jetë ndonjë problem apo incident. Nuk e di se çfarë mund të ketë parë pamjet, por nuk ka pasur as ndonjë diskutim verbal apo diçka tjetër.”

Por derisa Arianit Hoxha thotë se nuk ka pasur asnjë incident, pamjet tregojnë se diçka po ndodhte.

E gjatë kësaj tollovie që po ndodhte me kryetarin e LR-PDSH, ekipi i TV21 pyeti anëtarin e Këshillit Opozitar, Kim Mehmeti se përse nuk po reagon në këtë rast, ai u përgjigj kështu…

I kontaktuar nga TV21, Ziadin Sela tha se ka qëndruar deri në fund të protestës. Ndryshe, Këshilli Opozitar bëri thirrje të gjitha partive politike që të bëhen pjesë e këtij këshilli, me qëllim që, siç thonë ata, në të ardhmen  të marrin vendime të drejta për çështjen shqiptare.

https://youtu.be/_MTOVvmtFTc?t=29