oemvp

Takimi i fundit me gazetarë për 2015

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, në konferencë  e fundvitit për media iu kthye  edhe njëherë vitit 2015, me një analizë  vlerësimi   se në cfarë niveli  ka qenë  zhvillimi ekonomik i  Maqedonisë brenda këtij viti,

OEMVP këtë vit permbylli  nje dekadë ekzistimi, dekadë që na bënë akoma më të fuqishëm dhe faktorë relevant i ngritjes se zërit dhe mbrojtjes se biznesit ne Maqedoni.

Ky vit mund të cilësohej më mire mbase me thënien “mos u harrofte ky vit”, por jo në konatacion pozitiv, sepse nuk shënoi ndonjë zhvilllim të rëndësishëm ekonomik, por I gjithi në përpjekje afatshkurte për të gjetur zgjidhje. Ne te shumten e rasteve qeveria nuk kishte qasje konstruktive dhe nuk ishte e hapur per te ndegjuar propozimet e biznesit.

Qeveria e Maqedonisë, vazhdoi të theksojë nocionin zhvillim ekonomik, buxhet zhvillimor, projekte zhvillimore etj,  por për ne si OEMVP, ky nocion është vetëm një kampanjë e madhe për opinionin, duke njohur situatën reale dhe gjendjen faktike të sektorit privat.

Ky vit ishte një vit  sfidues për Maqedoninë dhe  që nga pavarsimi i Maqedonisë mjaft i vështirë, sepse gjatë gjithë vitit vendi gjendet në një krizë të thellë politike, rritja ekonomia e vendit me targeti prej 4% me variacion ±0,5 p.p, është arrritur, megjithatë jo si rrjedhojë e rritjes proporcionale në të gjithë sektorët e ekonomisë, por në kurriz të politikave selektive  duke favorizuar veprimtari të caktuara nga ku buron kjo rritje, duke ‘’goditur’’ sektorë të tjerë.

Është e qartë se ajo që po uzurpon zhvillimin ekonomik të vendit është shteti dhe politikat propagandistike.

Sfera ku çalon Maqedonia dhe që ceken edhe në Raportin e Progresit të KE:

  • Borxhi publik – Defiçiti buxhetor
  • ‘’Vrimat’’ në fondin pensional – borxhet e kompanive publike
  • Politika selektive e Investimeve të huaja
  • Përmirësimi i Legjislacionit
  • Thjeshtësimi i procedurave administrative
  • Marrëdhëniet fqinjësore
  • Infrastruktura

 

Borxhi publik dhe vrima ne fondin pensional, rrjedhimisht deficiti buxhetor mbulohet nga huamarjet e vendit nga jashte duke mos pas nje strategi afatgjte per mbulimin e ketyre borxheve.

Edhe pse defiçiti është në suaza të parimeve të Mastrihtit, sigurisht duhet të shihet edhe forca ekonomike që ka Maqedonia, kapaciteti prodhues, eksporti etj.

Defiçitet buxhetore krijohen dhe rriten nga viti në vit edhe si pasojë e masave populiste të Qeverisë, si rritjet të vazhdueshme të pagave në administratë, që poashtu paraljmërohen në fillim të viti 2016.

Nuk mund të bazohen këto rritje në mjete që nuk janë të krijuara brenda por që huazohen nga jashtë e pastaj mbulohen me fonde të brendshme dhe të jashtme, që krijojnë ngushtica te sektori privat, si vonesat e kthimit të TVSH-së, apo mjetet që disponojnë bankat e që shkojnë për financim të shtetit.  Poashtu per shpenzimet e marketingut politik.

Sa i perket investimeve të huaja, Maqedonia ka krujuar një agjencion i cili do duhej të adreson apo gjen investime të huaja duke promovuar Maqedoninë si destinacion i favorshëm me benefite të dhëna nga shteti, mirëpo ato nuk janë të kanalizuara si duhet dhe rrjedhimisht nuk kemi investime të mirfillta, duke mos analizuar  fuqinë puntore dhe nevojat që ka Maqedonia. Qeveria vazhdimisht thekson numrin e  zonave të lira ekonomike ne te gjithe shtetin, mirëpo jashte shtetit bëhet politikë selektive në promovimin e këtyre zonave. Kemi mbi 20 zona te lira me  mbi 15.000 punësime, por kemi 0 në rajonin veri-perëndimor të vendit, edhe përkundër pozitës më të volitshme gjeostrategjike. Papunësia në rajonin e Pollogut nga viti në vit rritet. Ky fakt flet për mospërfshirje dhe zhvillim të pabarabartë rajonal. Pagat minimale të cilat paguajn kompanitë e huaja bëjnë që në popullatën tonë të krijohet varfëri, varfëri e cila shifet nga forca e fuqisë blerëse.

Ketu kemi Odat Ekonomike që më së miri mund ta luajnë këto rol, duke qenë se njohin thelbësisht kapacitetet vendore dhe mund te kanaliziojnë investimet e huaja ne vendin e duhur.

Po që se odat ekonomike do të udhëheqnin strategjinë për thithje të investimeve të huaja do të krijonin kushte kontraktuale që te pakten repromaterialet medoemos të furnizohen nga tregu vendor ose i ashtuquajturi zinxhir i ofertës sepse në këtë mënyrë biznesi vendorë dëmtohet dhe si rezultat I kesaj,  nuk kemi impakt pozitiv në ekonominë vendore nga investitorët e huaj.

Çështja e Legjislacionit – Viti që po lëmë pas dhe vite me rradhë po ndodh fenomeni i ndryshimit të shpeshtë të ligjeve dhe miratimit me procedure të shkurtuar dhe pa konsultim adekuat dhe te mirefillte me komunitetin e biznesit si një nga aktorët kryesorë që ndikojnë në zhvillim ekonomik të vendit.

Kjo sjell  dhe problemet në zbatimin e mirfilltë të këtyre akteve nënligjore dhe adaptimin në të njejtat. Kjo praktikë e keqe shpresojme se do ndryshojë në vitin 2016 dhe në këtë drejtim OEMVP do ketë propozime konkrete në të gjitha ato ligje ku i dëmtuar del biznesi.

Marrëdhëniet fqinjësore – Maqedonia edhe gjate ketij viti vazhdon të mbajë peng çështjen e emrit me Greqinë, pastaj kriza afatshkurte me Kosovën, mos hapja e terminalit doganor Jazhincë, marrëdhëniet jo aq të fuqishme me Shqipërinë dhe Bullgarinë e ngjashëm e lënë Maqedoninë pas në proçeset eurointegruese dhe bashkimit në NATO. Pa nje fqinjesi te mire nuk mund te aludohet dicka pertej.

Infrastruktura –Në vitin 2015 është nisur aksi rrugor Demir Kapi- Smokvicë, Kërçovë-Ohër por edhe këtë viti nuk u realizua projekti Shkup-Bllacë, mbetet mbrapa lidhja rrugore lindje-perëndim të cilat dukshëm do zvogëlojnë shpenzimet e transportit dhe përforcojnë pozitën konkurruese të kompanive vendore brenda vendit dhe jashtë. Targetet e vendosura për vitin 2016, lidhur me gasifikimin e planifikuar, OEMVP vlerëson se janë të mbivlerësuara.

Trendi i rënies të këmbimit tregtar në periudhën janar-tetor, me Kosovën vazhdon, ku për po të njejtën periudhë ne krahasim me vitin e kaluar kemi ulje të këmbimit tregtarë prej 40%.  Jemi më se të sigurtë se të dhënat që do të publikohen pas fundviti se kjo ulje do të jetë edhe më e thellë. Nga kjo shihet qartë që ndërmarrjet tona po e humbasin një treg mjaft të rëndësishëm.

Çfare parashikojme per vitin 2016?

Edhe përkundër parashikimeve më stabile të ekonomive botërore, Maqedonia ka disa probleme të brendshme edhe të jashtme që ja vështirësojnë skenarin pozitiv.

Jemi në vit zgjedhjesh, kemi krizën e refugjatëve, krizën politike dhe çështjen e emrit.

Paraljamerimet edhe te insititucioneve vendore dhe ato te jashtme por gjithsesi edhe sinjalet qe na dergojne vete bizneset nuk jane optimiste dhe nuk lenë hapesire per te thene se 2016 do jete vit i lehte dhe frytedhenes. Sipas parashikimeve tona, rritja e këtij viti nuk do jetë jo më shumë se 3 %.