nikolicPresidenti serb, Tomislav Nikoliq beson se viti 2016 do të jetë një tjetër vit plot sfida për Serbinë.

Ai më në fund i është dorëzuar Bashkimit Evropian duke mos e kritikuar në atë dozë sikur më parë për relacionet me Kosovën.

Kjo sipas Nikoliqit, që foli për FoNet, do të jetë për shkak se janë hapur kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian, ku përfshihet edhe Kapitulli 35 që parasheh heqjen dorë të Serbisë nga Kosova.

Hapjen e këtyre kapitujve ai e ka parë si sukses të Serbisë por që për shumë kohë edhe më parë ka qenë shumë skeptik në atë kapitull duke thënë se Kosova është më e rëndësishme se Evropa.(Koha.net)