OJQ-620x330Në këtë moment nuk janë plotësuar dhe nuk ka atmosferë të favorshme për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta, të lira dhe demokratike, shkruajnë më shumë se 70 OJQ nga Maqedonia, Komisionerit të BE-së Johanes Hahn para se të vijë në Shkup për t’u takuar me liderët e partive.

Kërkesa e tyre në letrën dërguar Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë faktorëve të brendshëm që janë të përfshirë për zgjidhjen e krizës.

Të shtyhen zgjedhjet parlamentare deri në momentin kur do të plotësohen elementet thelbësore të marrëveshjes së Përzhinos, tha Fani Karanfilova- Panevska nga FISHHM.

Mbajtja e zgjedhjeve është e rrezikshme për shkak se ende nuk ka funksionalitet të plotë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, i cili është kyç për përditësimin e listës së zgjedhësve, paralajmërojnë OJQ-të. Nuk është vërtetuar dhe as është përcaktuar se si do të pastrohet lista e zgjedhësve dhe kontrollimi në teren.

Të gjithë këto procedura kërkojnë të paktën një deri dy muaj për përgatitjen institucionale dhe pastrimin e listës zgjedhore janë të nevojshme edhe tre deri në katër muaj punë intensive, tha Bojan Mariçiq nga MCET.

Organizatat e shoqërisë civile janë të shqetësuar, sepse nuk ka asnjë marrëveshje për reformat në media si një faktor kryesor në krijimin e mundësive të barabarta për përfaqësimin e të gjitha partive politike. Si fajtori kryesor për ngadalësimin dhe pengimin e marrëveshjes së Përzhinos dhe reformave urgjente, këto 70 shoqata thonë se janë partitë në pushtet VMRO-DPMNE dhe BDI