Kryetari i FRASH-it Omer Ajdini i cili po shoqëron kryetarin e Aleancës Ziadin Sela në takimet që po i zhvillon me qytetarët.

Omer Ajdini ka thënë se rinia asnjëherë nuk pasur vendin e merituar në politikë, duke qenë e përjashtuar nga vendimarrja.

“Jam inspiruar nga një thënie e veprimtarit të njohur Ukshin Hoti i cili thotë “nuk mund të krijohen realitete të reja me mendësi të vjetra” prandaj dhe unë sot po ju përsërisë këtë thënie dhe po ju them se treni i fitores së madhe që do sjellë ndryshimin më 12 prill tani më është nisur dhe është shumë e sigurtë se BDI po humbë, prandaj ju ftojë që bashkarisht të sjellim ndryshimin shumë të nevojshëm.
E kemi obligim të shpëtojmë të ardhmen dhe të tashmen, për të sjellë shpresën që ta ndalim rininë tonë mos të braktisë vendëlindjen, ne mundemi dhe kemi kapacitet që jetën tonë dhe për gjeneratat e ardhshme mund ta ndërtojmë këtu në vendlindjen tonë të bukur”- ka thënë Omer Ajdini nga takimi me qytetarët në fshatin Aranjell të Kërçovës.