Analisti politik Sasho Ordanoski tha se Zaev i shtyrë nga numrat e ka pasur patjetër që të bëj koalicion me BDI-në dhe të formoj qeverinë ndërsa për koalicionin për zgjedhjet lokale ai tha se ndoshta kjo ka ndodhur si pasoj e pragmatizmit dhe ndoshta edhe presionit ndërkombëtar.

“Atyre tani ju duhet një situatë stabile. Në fund të fundit nuk është në dëm të shqiptarëve, sa është në dëm të demokracisë. Nga kjo të gjithë do të pësojnë dëm”, tha Ordanovski.

I pyetur se nëse çmimin e kësaj do ta paguajnë shqiptarët, ngase tek ata nuk pati ndryshime për dallim nga kampi politik maqedonase, Ordanovski tha se, sipas tij nuk është ndryshim i vogël të votohet për dikë tjetër dhe jo patjetër për shqiptarë.

“Do të them se tani presioni nuk është mbi BDI-në sa është mbi LSDM-në. Tani LSDM duhet të jep edhe për shqiptarët, edhe agjendën etnike, gjë që qeveritë e mëparshme të Maqedonisë nuk e kanë pasur obligime. Shikojeni, problemin me çështjen e gjuhës, tani është iniciativë më pak e BDI-së, sa është një test për LSDM-në. Tani LSDM duhet, dhe këtë mirë po e bën, të dal me ofertë të cilën do të kënaq edhe disa kërkesa etnike nga votuesit e saj”, tha Ordanoski.

I pyetur në lidhje me pakënaqësinë e sektorit civil shqiptarë ndaj Zaevit në lidhje me bashkëpunimin me BDI-në posaçërisht për përkrahjen publike gjatë zgjedhjeve lokale, Ordanoski tha se Zaev në disa paraqitje publike e tepron.

“Edhe unë mendoj se nuk më pëlqen, si ta them, sasia e energjisë dhe e kompromiseve që e bën. Edhe unë mendoj se do të mundej të jetë pak edhe më i rreptë, se mundet disa nga kandidatet e ofruar t’i kthej. E dini si, ajo është koalicion në të cilën partnerët u ofrojnë disa zgjidhje kardovike por ju si kryeministër e keni të drejtën të thoni: jo, jo, këtë do ta ruani në shtëpi, një kandidat tjetër do të jepni për këtë vend. Këtë Zaev nuk e bën, a është kjo rezultat i karakterit, a është rezultat i politikës, i investimit në ndonjë zgjidhje do të shohim më tutje si do të dalin, por dua të them një gjë se çmimin do ta paguaj Zaev”, deklaroi Ordanovski, në Studio e hapur, duke thënë se gjithë këtë që po e bën, do të vije koha kur do të dilet në zgjedhje dhe ky çmim do të paguhet. /SHENJA/