http://https://www.youtube.com/watch?v=NjHRED-DOMQ&spfreload=10

Analisti Politik Qenan Aliu u prononcua për FOL TV në lidhje me prapaskenat e BDI-së dhe VMRO-së për tentativën e tyre në lidhje me kthimin e qeverisë së mëhershme duke interpretuar në mënyrë skandaloze ‘aktvendimin’ e gjykatës kushtetuese, që siç duket është e ndikuar drejtëpërdrejtë nga dy partitë e lartëpërmendura.

Gjykata Kushtetuese sipas Qenan Aliut, sot solli AKTVENDIM dhe jo VENDIM, që në aspektin juridik janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. AKTVENDIMI I Gjykatës Kushtetuese ka për qëllim qasjen në vlerësimin e kushtetutshmërisë ndaj vendimit për shpërbërje të Parlamentit. Sipas rregullores së kësaj gjykate ka procedurë deri te vendimi, të cilin vendim gjykata duhet ta bëjë me urgjencë përshkak të situates së rëndë në shtet. Trajko Veljanovski me thirjen e Parlamentit në mënyrë tinzare, ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, për të cilën duhet të mbaj përgjegjësi ligjore.

VENDIMI I gjykatës kushtetuese paraprakisht duhet të shpallet në “Gazetën Zyrtare” të Republikës së Maqedonisë dhe nga ai moment akti është I plotëfuqishëm dhe ka ‘Efekt Juridik’.Më tej Qenan Aliu parashtron pyetjen se pse Veljanovski sot pasdite me shpejtësi konvokoi seancën e Parlamentit? Kjo është vetëm një skemë e partnerëve të pandarë BDI-VMRO për të kthyer qeverinë paraprake.

Ky orkestrim politik edhe njëherë demaskon pa përgjegjshmërinë e Trajko Veljanovskit dhe partisë së tij ndaj kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

Për më tepër ndiqni intervistën e plotë të Analistit Politik, Z.Qenan Aliu.

 

©FOL