Nga Qenan Aliu

Miq të dashur,

 Se Gjykata kushtetuese e RM është skajshmërisht e DISKREDITUAR dhe e kapur nuk ka kurëfar dilemash. Se pranimi i iniciativës nga BDI-ja , ndonëse juridikisht tani është qëndrim i drejtë, por lehtësisht është i lexueshëm se edhe ky operacion ishte politikisht i orkestruar nga Vmro-Dpmne. BDI ishte vetëm instrument për ta përsëritur iniciativën për vlerësimin e Vendimit të parlamentit për shpërndarje para kësaj gjykate. BDI mbase disa herë më parë poashtu duke u instrumentalizuar nga DPMNE shkaktoi zgjedhje të parakohëshme për interesa partiake. Ja fakte relevente se konjuktura VMRO-BDI si etablon për qytetarët e Maqedonisë këtë pas dite një LAJTHITJE skandaloze juridike. Hipokrizia e DPMNE-së dhe z. Veljanovki ! Trajko Veljanovki deri më tani deklaronte se nuk ia lejon kushtetuta që të thëret mbledhje të parlamentit. Dje reteroi se poqëse Gjykata kushtetuese e imponon këtë atë herë do ta thëras. Ja, Veljanovski dhe të gjithë deputetët përsëri nuk respoktojnë kushtetutën dhe ligjet!

 Ju lutem jam i mendimit se Gjykata kushtetuese tani duhet në afat sa më të shkurtë të sjell vendim përfundimtar bile edhe për afat dy ditësh e jo sipas praktikës së punës së gjykatës. JA LAJTHITJA QË FATKEQËSISHT EDHE MEDIAT E ETABLOJNË !

 Miq të dashur, Gjykata kushtetuese sot nuk solli VENDIM por solli AKTVENDIM , që juridikisht në këtë kontekst janë dy gjëra të ndryshme. Gjykata vetëm sot solli AKTVENDIM për qasje në vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të parlamentit për shpërndarje. Sipas Rregullores së kësaj gjykate ka procedurë deri te vendimi, e që siç thash duhet ta bëjë me urgjencë për shkak të situatës në shtet. Trajko Veljanovski me thirjen e parlamentit bile thuaja në mënyrë tinzare, ai ka shkelur kushtetutën dhe ligjet. JA PSE ! Ju lutem AKTVENDIMI për qasje në vlerësim në dispozitiv e ka edhe MASËN E PËRKOHËSHME për NDALIMIN e veprimeve juridike që dalin nga Vendimi për shpërndarje. E atëherë z. Veljanovski a u shpall qysh sot në ,,GAZETËN ZYRTARE,, aktvendimi i Gjykatës. Dhe ju lutem, për vendosje përfundimtare gjykata sjellë edhe VENDIM të plotëfuqishëm i cili shpallet në ,,Gazetën zyrtare,, dhe prej ditës së shpalljes ka EFEKT JURIDIK. Pra veprimet juridike që prodhon akti ndërpriten ,por vetë VENDIMI është akt i prerë nga dita e shpalljes. Pse Veljanovski me shpejtësi konvokoi sot pasdite seancën e parlamentit ? Sepse duan të vazhdojnë me skemën e tyre për të kthyer qeverinë paraprake. Të presim se si do të rrjedhin gjërat. Kjo analizë është sa për të dekonspiruar orkestrimin politik të ortakëve VMRO-BDI ,dhe në veçanti për të dekonspiruar hipokrizinë e Trajko Vejanovskit dhe partisë së tij, se sa dhe si ai i respekton kushtetutën dhe ligjet.

©fol.mk