Organizata Policore Ndërkombëtare Interpol duhet me kujdes t’i shqyrtojë kërkesat turke për arrestimin e gazetarëve, deklaroi përfaqësuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për çështjet e lirive të mediave, Arlem Dezir, transmeton TASS.

Interpoli duhet në mënyrë të hollësishme ta shqyrtojë çdo rast ku marrin pjesë gazetarë, të cilët aktivisht janë përfshirë në debatin publik rreth Turqisë, para se të marrë vendim për çfarëdo qoftë aktivitete të mëtejshme.

“Disa shtete nuk duhet ta keqpërdorin Interpolin që ta ngulfatin lirinë e shtypit”, theksohet në deklaratën e Dezirit, të liferuar nga pres shërbimi i OSBE-së.

Në këtë rast, Dezir e përshëndeti vendimin e Interpolit për pezullimin e të ashtuquajturën urdhër arrestin e kuq për shkrimtarin gjerman me origjinë turke, Dogan Akhali, që e lejonte arrestimin e tij.

Shkrimtari Dogan Akhanli të shtunën në mëngjes ishte arrestuar në Spanjë, pasi me kërkesë të Turqisë Interpoli kishte urdhër arrest për arrestimin e tij. Shkrimtari veçmë të dielën ishte liruar me kusht, pas notës protestuese nga Berlini, edhe pse e ka të ndaluar ta lëshojë Madridin dhe çdo javë duhet të paraqitet në polici.

Akhanli nga viti 1991 jeton në Gjermani dhe ka pasaportë gjermane. Autoritetet turke e kanë akuzuar se në vitin 1984 ka marrë pjesë në një vjedhje të armatosur, për të cilin supozohet se është i lidhur me grupin ekstremist të majtë ilegal, ndërsa në të cilin një person ishte vrarë.

Në vitin 1998 Turqia ia mori shtesësinë Akhanlit, ndërsa në vitin 2013 ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për arrestimin e tij.

Akhanli këto akuza i vlerësoi si të motivuara politikisht. Ai është autor i librave për gjenocidin armen.