Misioni i OSBE/ODIHR-së sot zyrtarisht do ta fillojë vëzhgimin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, të caktuara për më 11 dhjetor.

Kaetana de Zulueta, shefe e Misionit vëzhgues për zgjedhje të OSBE/ODIHR-së, me atë rast në konferencë për shtyp do ta prezantojë rolin e Misionit dhe aktivitetet e ardhshme.

De Zulueta, kohë më parë është emëruar shefe e Misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-së në Maqedoni në vendin e ambasadorit Jan Petersen, i cili duhej të ishte në krye të misionit për terminet paraprake të zgjedhjeve, që u shtyen.