Ish kandidati për kryetar në komunën e Likovës, Hadi Osmani, i ka dalë në mbrojtje Ministrisë së punëve të brendshme e cila po përballet me kritika të ashpra pas informacionit se Nikolal Gruevski është arratisur në Hungari.

“Ataku medial ndaj MPB-se eshte shum i gabuat dhe ka per qellim te pengoje kete ministri te ndermarre masat e duhura bashke me Ministrine e Drejtesise per ekstradim te Gruevskit, nese vertetohet zyrtatisht se gjendet ne Hungari”, vlerëson Osmani.