“Më pengoi qëndrimi kur Zaev kërkoi 61 deputet që mos ta shantazhonë nesër BDI në qeveri, pasi është një retorikë që e kemi kaluar me Gruevski, edhe ai thoshte më jepni 61 deputet që shqiptarët mos të më kushtëzojnë, tani formulimi është që BDI të mos na shantazhojë.”

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani rikujtoi opinionin se partia e Ali Ahmetit është gardian i tre marrëveshjeve: Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes me Bullgarinë dhe këto tre marrëveshje do t’i ketë vijë të kuqe për çfarëdo politike në të ardhmen.