Prof.dr. Rufi Osmani në një intervistë për televizionin Globi në Gostivar ka folur rreth zhvillimeve të fundit në RDK, duke mohuar plotësisht ndërhyrjen e tij në këtë problematikë. Osmani ka vlerësuar se palët në konflikt duhet të tejkalojnë egot dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët. “Nuk duhet të mohoet puna e deritanishme e z.Vesel Mehmedi por gjithashtu duhet të respektohet kuvendi qëndror si organ më i lartë i partisë” tha Rufi Osmani 

Osmani ka theksuar se në këtë ngjarje gabimet janë të dyanshme, si nga Vesel Mehmedi ashtu edhe nga grupacioni i cili ka kërkuar shkarkimin e tij, por sic ka theksuar ai, e gjitha kjo mund të tejkalohet.

Lidhur me Lëvizjen BESA, Osmani ka thënë se me to. është njoftuar pikërisht përmes z.Vesel Mehmedi i cili ju ka organizuar një takim, ka qenë i njohur me to në Kondovë, ku sëbashku kanë kryer medresenë.

Osmani apeloi për një bashkim të gjërë opozitar, si mundësi konkrete për të mposhtur BDI-në dhe PDSH-në/Drini

Ndiqni bisedën nga minuta e 45:00