Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani informoi sot se Ushtria do të ndihmojë Shtabet e Krizave Komunale në zbatimin e masave kundër coronavirusit.

Ushtria, siç shkruan Osmani, do të angazhohet për të ruajtur rendin, dezinfektimin dhe shpërndarjen e ushqimit dhe ilaçeve.

“Pas Koordinimit me Ministrinë e mbrojtjes, kam njoftuar sot kryetarët e komunave se që nga nesër i kanë në dispozicion edhe shërbimet e ushtrisë për nevoja civile të shtabeve komunale në luftën kundër pandemisë. Përshembull në distribuimin e produkteve, dezinfektim, mbajtje rendi apo çfarëdo kërkese tjera nga shtabet. Në emër të shtabeve komunale si koordinator i falënderojmë Ministrinë e mbrojtjes dhe armatën që tani zgjeruan asistencën përveç për policinë edhe për shtabet komunale”, shkruan Osmani në Facebook.