Kryetari i partisë Uniteti, Gëzim Ostreni ka drejtuar akuza ndaj BDI-së duke detektuar veprimin e saj, se si kjo parti s’po mundet të ndahet nga VMRO-DPMNE.

“Ju e shikoni se si BDI as spo mund të ndahet nga VMRO-DPMNE. Kjo është e çuditshme. Këtë po e tregon koha dhe ngjarjet.  Përshtypja ime është se BDI tani vepron në mënyrë të çoroditur dhe të humbur. Ata disa muaj kanë formuar një shef shtabi zgjedhor, i cili promovon dhe shprehë qëndrimet partiake, ndërsa ai nuk ka legjimitet politik”, ka theksuar kryetari i Unitetit, Gëzim Ostreni në emisionin WinWin.

ostreni vin vin