Përmes një thirrje, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (Kombëtare), u bën thirrje qytetarëve që nesër të marrin pjesë në protestën e organizuar nga subjekte politike dhe OJQ shqiptare, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë njoftim, thuhet:

Ta ndërtojmë opcionin shqiptarë për Maqedoni

 

”Të protestosh nesër është detyrim dhe obligim kombëtar; nderon veten, familjen dhe Kombin tënd; i thua Ndal të keqes dhe e gjykon atë; respekton gjakun, gjymtyrët, e djersën e brezave; të shprehësh revoltën tënde SHQIP.

Të nderuar qytetarë, pa dallim ngjyrimesh partiake. Është në dorën tuaj që dita e nesërme të jetë ditë e ngjashme me ditën e 14 marsit, 2001, ditë kur populli në sheshe e qytete shqiptare, u tha mjaft politikave dhe politikanëve të korruptuar, dhe i tha po UÇK-së. Por, siç duket ata që u thirrën në emër të UÇK-së, na keqkuptuan.

T’ua dëshmojë nga nesër e tutje, se e kujt ishte UÇK-ja, e popullit apo e politikanëve, si dhe t’u themi se: JU MUND TË SHITENI, POR SHQIPTARËT NUK KANË GJAK PËR TË SHITUR”.