Pas aksionit në ditëve të fundit në rajonin e Shkupit dhe Kumanovës ka reaguar BDI, e cila ka kërkuar nga policia të jetë e kujdesshme dhe gjatë aksioneve të saj të mos krijojë frikë dhe të ruaj qetësinë tek popullata. Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani thotë se strukturat e BDI-së në polici kanë qenë të informuara për këtë aksion, por që nuk kanë reaguar pasi që këto aksione janë bërë me qëllim parandalimin e krijimit të korridoreve të reja të emigrantëve, akt ky që do të prishte edhe më tepër qetësinë e qytetarëve./Alsat-M