Shkruan: Mensur Pajaziti

Disa arsye  për dorëheqjen e Bashkimit Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit nga qeveria:

  1. Minimi i vazhdueshëm i Marrëveshjes së Përzhinës, që Ali Ahmeti nuk angazhohet në praktikë për realizimin e reformave dhe miratimin e Raportit te Pribesë, por ka vendosur të rrijë besnik ndaj Gruevskit
  2. Presioni i vazhdueshëm i pushtetit për të penguar punën dhe funksionimin e drejtë të Prokurorisë Speciale Publike, pasi zyrtare të lartë të BDI-së janë të përfshirë në korrupsion dhe veprime të pamoralshme në politikë.
  3. Rastet e montuara politike përmes gjyqësorit që kanë instaluar përmes njerëzve të vet, duke dhënë vendime selektive në dëm të shqiptarëve, dhe heshtja e Ali Ahmetit ndaj këtyre rasteve bën që të kërkojmë dorëheqjen e tij nga qeveria. 4. Politika e Ali Ahmetit dhe e Nikolla Gruevskit e coi vendin drejt fundosjes. Tentimi që me çdo kusht të shkohet në zgjedhjet e 5 qershorit, duke e ditur tashmë edhe faktori ndërkombëtar se standardet nuk jane përmbushur për zgjedhje, kërkojmë të distancohet nga bashkërenditja e politikave të Gruevskit, dhe të japin dorëheqje kolektive nga qeveria, pasi kriza nuk zgjidhet duke bërë politike të dyftyrëshe.

Autori është sekretar  i Degës së LR-PDSH në  Tetovë

©fol.mk