Të mërkurën Komisioni Evropian pritet që të fus edhe Kosovën dhe Turqinë së bashku me Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Kështu shkruan në një shkrim të vetin e përditshmja britanike, “Dailymail”

Sipas tyre nëse të mërkurën liderët evropian mbështesin këtë veprim atëherë Parlamenti Evropian do të duhet që të ratifikoj këtë vendim në fund të qershorit.

Sipas këtij shkrimi, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin së shpejti të lirë në 26 vendet anëtare të zonës “Shengen” deri në tre muaj qëndrim.

Ndërkohë jo më larg se sot, presidenti Hashim Thaçi por edhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli kanë shkruar se Kosova brenda 2 javës do të fitoj procesin e liberalizimit të vizave.