Ata që kanë probleme me gjumin, kanë një “aleat” të ri.

Konsumimi i një cope çokollatë të zezë para gjumit mund të garantojë një gjumë të qetë.

Çokollata ka në përbërje magnez, një mineral esencial që “nxit” orën biologjike dhe rregullon ritmin zgjim-gjumë.

Ky është rezultati që ka dalë nga një studim i Universitetit të Edimburgut, i publikuar në revistën “Nature”.

Studiuesit thonë se magnezi ndihmon sistemin imunitar dhe i bën mirë zemrës, shkruan  shekulli. Magnezi gjendet edhe te peshku, bananet, avokadoja, frutat e thata etj.