Në degën e BDI në Kumanovë ka pakënaqësi, për shkak të anashkalimit gjatë ndarjes së posteve ministrore, por edhe në eshalonin e dytë, ku kësaj partie nuk i takoi as edhe një zëvendësministër.

Nga kjo degë thonë se nuk është e hera e parë që Ahmeti e bën lojën e tij duke lënë Kumanovën të papërfaqësuar në nivel të Qeverisë. Edhe pse flitej se Kumanova kësaj radhe do ta ketë ndonjë ministri apo edhe postin e zv/ministrit të arsimit, siç flitej nga anëtarë të degës, megjithatë në fund nuk u nda asgjë.

“Ali Ahmeti po vazhdon lojën e tij , duke injoruar Kumanovën, e cila siguroi vota edhe pas shumë të këqijave që ndodhën derisa BDI ishte në pushtet. Kësaj radhe duhej të ishte një ministër apo zv/ministër. Por e kemi të qartë se ku qëndron faji dhe kush po punon që Kumanovën ta injoroj”, theksoi një anëtar i degës së kësaj partie.

Nga dega e kësaj partie, e dijnë se kush do të marrë postet e reja të drejtorëve, apo siç thuhet ato do ti mbajnë funksionarët e deritanishëm, që ditëve të fundit kanë shtuar aktivitetet dhe lobimet në Reçicë të Vogël. (INA)