Dy persona kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa pesë të lehta, ndërsa në nëntë nga gjithsej 14 aksidente trafiku që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup është shkaktuar vetëm dëm material.

Dje nga ana e policisë së trafikut janë gjetur një numër më i madh i kundërvajtjeve. Janë sanksionuar tre shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe seç e lejuara, tre shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit për çfarë arsye janë shkyçur nga komunikacioni, si dhe 13 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar, ndërsa pesë këmbësorë kanë kaluar jashtë kalimit të shënuar për këmbësorë, gjegjësisht kanë kaluar në ngjyrën e kuqe të semaforit. Janë sanksionuar 25 automjet të parkuara në mënyrë jo të drejtë.
Me automjetin special “karrotrec” janë larguar gjithsej 55 automjete.