Gjykata Supreme në kryeqytetin pakistanez Islambad vendosi ndalesë që të festohet Shën Valentini në këtë vend aziatik.
Siç njofton TASS, vendimi është sjellë pas shqyrtimit të kërkesës së një qytetari, në të cilën ai thekson se Dita e të dashuruarve është “në kundërshtim me edukimin islam dhe për këtë duhet të ndalohet menjëherë”.
Gjykata i ndalon të gjitha ngjarjet publike që lidhen me festën. Mediave u ndalohet që të publikojnë kronika dhe fushata reklamuese për ngjarje të tilla.
Vitin e kaluar edhe presidenti pakistanez, Mamnun Husein ju bëri thirrje pakistanezëve që të mos e festojnë Shën Valentinin, që të “përmbahen rreth identitetit të tyre nacional dhe religjioz”.