Pas rreshjeve të mëdha të shiut gjatë ditës së djeshme, fshati i Hasanbegut pësoi më së shumti. Si pasojë e rreshjeve të mëdha, liqeni afër fshatit Kamenik doli nga shtrati dhe shkaktoi edhe viktima në njerëz. Ky liqen ndodhen në afërsi të magjistrales “Nëna Terez”, dhe pas daljes nga shtrati pikërisht në magjistrale u shënuan edhe viktimat e para. Ekipe të policisë, ushtrisë, njësitë speciale, si dhe prej Higjienës Komunale dhe prej Rrugëve të Maqedonsië kanë dalë në teren, por megjithatë, banorët ankohen për reagimin e vonshëm. Dëmet materiale janë të mëdha, shumë shtëpi janë tërësisht të mbushura me ujë, vetura të thyera kurse ende po vazhdon evakuimi i personave që kanë mbetur të bllokuar nga uji në shtëpitë e tyre. Kanali për ujëra të zeza që kalon në mes të fshatit ishte rrezik permanent për banorët që jetojnë në afërsi, por dal ngadalë po bie niveli i ujit edhe në këtë kanal.

Banorët e Hasanbeut për portalin Shqipmedia dërguan këto foto në mëngjes:

13892346_555529864637839_3130850305752227464_n

13938478_555529851304507_2593244901555576840_n

13925014_555529837971175_2536951059798283627_n

13939544_555529824637843_8373304593712720430_n

13925283_555529814637844_2226959283556661826_n

13892176_555529881304504_1248857506476676700_n

13895043_555529901304502_2820070514368368359_n

13962493_555529934637832_3426639054616388713_n

13924855_555529954637830_2253950645335269122_n

13887078_555529974637828_69902008212246258_n