Nën organizimin e Shoqatës së studentëve të diplomuar në Turqi, sot në Shkup do të mbahet panel diskutimi me temë “Përceptimet për Turqinë në Maqedoni”, në të cilën fjalim do të mbajë edhe ish-kryeministri turk, Ahmet Davutoglu.

Siç njoftuan organizatorët, në panel tema e cila do ta intensifikojë bashkëpunimin mes Turqisë dhe Maqedonisë, do të flasin edhe Ilija Dimovski nga OBRM-PDUKM, Stevo Pendarovski nga LSDM, Muhedin Rustemi ish-ambasador i Maqedonisë në Turqi.

Ahmet Davutoglu është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Maqedoni, ndërsa pritet të realizojë takime me krerët politik në vend.