Koalicioni i ri në rrethin e dytë mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA ka qenë një detyrim i domosdoshëm që e kërkoi nevoja e popullit të dala në zgjedhjet e 15 tetorit. Ndërsa, ky koalicion bëhet se shqiptarët deshën, ndërsa zyrtarë të lartë dhe media nën ndikim të pushtetit të BDI-së kanë nis të nxinë këtë koalicion që u lidh për hir të shqiptarëve.

Koalicioni në mes BDI-së dhe LSDM-së ishte frika për humbjen e pushtetit lokal dhe nën anën tjetër për ta mbajtur nën kontroll komunat duke marrë votat e LSDM-së.

Ky koalicion ishte për interesat e veta të zyrtarëve të BDI-së, ndërsa koalicioni në mes Aleancës dhe Besës është nevojë e kohës. Qytetarët e vetëdijshëm e kanë në dorë vlerësimin për këtë koalicion, por koalicionin e BDI-së me maqedonasit do ta vlerësojnë vetë shqiptarët me 29 tetor, ku edhe do të mbahen zgjedhjet lokale për zgjedhjen e kryetarëve të komunave në nivel republikan/fol