Mikrobiologu Nikolla Panovski tha të enjten se kohëzgjatja e orës policiore si një variant i përfolur nuk do të sjell ndonjë ndryshim, ndërsa shtoi se si e tillë ngjallë një revoltë të theksuar te qytetarët.

Ai inkurajon spitalet të ti bëjnë ballë tempos së punës, pasi siç thotë nëse e përballojnë këtë situatë do ta shpëtojnë ekonomine, pasi nuk do të ketë masa shtrenguese të lëvizjes.

“Nëse spitalet i bëjnë ballë kësaj situate, mendoj se do të mjaftojë për të shpëtuar ekonominë. Nuk shoh se çfarë ndryshimi mund të ndodhë nëse ora policore zhvendoset në ora 17. Mbyllja e plotë do të ngjallë revoltë të madhe te popullata”, tha Panovski për TV 24.