Mjeku Nikolla Panovski konsideron se koncertet, festat dhe mbledhjet duhet të ndalohen pasi sipas tij, numri i personave të rinj të infektuar me coronavirus është duke u rritur.

Në një intervistë për Kanal 5, ai thotë se pritjet për uljen e numrit të të infektuarve pas organizimit të festave pa maska në disa qytete, ranë në ujë, ndërsa thotë se jemi para epilogut të festave gjatë zgjedhjeve.

“Nuk pritet ulje e numrit të të infektuarve derisa nuk merren masa më rigoroze, në lidhje me ndalimin e festave edhe në hapësira të hapura edhe të mbyllura. Për momentin e shoh se nuk ka interesim për masa të reja”, thotë Panovski.

Ndërsa qëndrimi i fundit i ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, është se masa e vetme që mund të zbatohet është kufizimi i lëvizjes derisa paraqitet nevoja.