Kryeministri turk Binali Yildirim do t’i bashkohet diplomatëve ndërkombëtarë të cilët janë mbledhur në Gjenevë për të biseduar për cëshjen e paqes në Qipro si dhe progresin drejt ribashkimit të ishullit të ndarë, një mollë sherri mes Ankarasë dhe Athinës.

Kombet e Bashkuara janë shprehur se nuk e prisnin që Yildirim do të merrte pjesë në bisedime që janë konsideruara kaq të rëndësishme për të gjitha palët.

Në Gjenevë marrin pjesë sekretari i jashtëm i Britanisë Boris Johnson si dhe diplomatët turq dhe grekë.

Bisedimet drejtohen nga i zgjedhuri i ri i OKB-së Antonio Guterres. OKB-ja, e cila mbikëqyr negociatat, thotë se kjo është mundësia më e mirë për të ribashkuar ishullin pas katër dekadash ndarje.

Qëllimi është që të dyja palët të ndajnë pushtetin në një federatë me dy shtete.

Komunitetet turke dhe greke kujtojmë se janë ndarë që në vitin 1974,

Gjatë atij viti forcat turke pushtuan vendin, i cili më pas u përfshi nga një grusht shteti të drejtuar nga qipriotët grekë të mbështetur nga gjeneralët që ishin në pushtet në Greqinë e asaj kohe.

Në mënyrë që të arrihet një marrevshje duhet fituar mbështetja në dy referendum të realizuara nga të dyja komunitetet.


United Nations Secretary General Antonio Guterres arrives for the Conference on Cyprus at the European headquarters of the United Nations in Geneva, Switzerland, January 12, 2017. REUTERS/Pierre Albouy

Greek Foreign Minister Nikos Kotzias arrives for the Conference on Cyprus at the European headquarters of the United Nations in Geneva, Switzerland, January 12, 2017. REUTERS/Pierre Albouy

European Union Foreign Policy Chief Federica Mogherini arrives for the Conference on Cyprus at the European headquarters of the United Nations in Geneva, Switzerland, January 12, 2017. REUTERS/Pierre Albouy