Nazmi Maliqi

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti kërkon postin e kryeministrit shqiptar ??? Me mire do te ishte ai, t’i kërkonte falje populli shqiptarë, për 18 vite në pushtet, pse po boshatisen trojet shqiptare, në Republikën e Maqedonisë së veriut.

Vallë, pse politikanët shqiptarë të periudhës së fundit, u treguan kaq të pamëshirshëm, e të pakujdesshëm karshi ruajtjes së kësaj gjeografie shqiptare, e si pasojë e së cilës papërgjegjshmëri ne sot shohim këto vendbanime shqiptare teksa shkapërderdhen?! Apo, mos vallë shpërngulja masive ishte interes kombëtar që duhej ta linim të ecte furishëm dhe pamshirshëm?!
Në vitin 1995, në një intervistë për FLAKA, Shkup, 30 shtator 1995, faqe 9, pata thënë: “Kontrasti i krijuar në mes të natyrës dhe njeriut në regjionin e Karshiakës, duhet të fillojë ngadalë të eliminohet, me atë që njeriu i kësaj ane në asnjë moment të mos e ndiejë vetën të huaj në shtëpi e në tokë të vetën dhe të pushojë së menduari se instrumentet e vetme të pushtetit janë….. Njerëzit duhet t’i besojnë sprovave, e jo rrahagjoksëve.”Për fat të keq, konstatoj pas asaj që pashë, se asnjëherë shqiptarët nuk kanë qenë më keq dhe më të shpërfilluar sesa sot, ku shkelja e të drejtave të tyre elementare për një jetë normale, është tejet e vrazhdë