Një nga medikamentet më të thjeshta që ne marrim kur kemi dhimbje koke është paracetamoli.

Por sipas një studimi në Britaninë e Madhe, marrja e një sasie të tepruar të këtij medikamenti mund të sjellë problem serioze për organin e mëlçisë.

Shkencëtarët zbuluan se trupi reagon në një mënyrë të tillë që kur në një moment sasia e paracetamolëve është e lartë mëlçia fillon të dëmtohet, gjë e cila mund të sjellë pasoja të rënda për përdoruesin.

Studiuesit e Universitetit të Edinburgh¬ut e testuan këtë eksperiment te minjtë.