Kryetari i opozitës maqedonase, VMRO-DPMNE, Hristina Mickoski për “Makfaks”, tha se partia e tij mund të ketë, por mund të mos ketë, materiale për një aferë të re korruptive për pushtetin.

Në mes tjerash, në pyetjen se a ka marrë materiale të reja për një aferë korruptive nga Zoran Milevski-Kiçeec, Mickoski u përgjigj për të lënë dilemë “Mund të kemi, mund të mos kemi”.

Ai gjithashtu tha se është e rëndësishme që shteti të shkojë në zgjedhje, pasi sipas tij, është humbur besimi te pushteti dhe tek udhëheqësia.

Për rastin me përjashtimin e përkohshëm të Frosina Remenski nga organet e LSDM-së, Mickoski tha se Zaev duhet të distancohet nga vetja, mbi të gjitha.