Partia Liberal Demokratike apeloi që Republika e Maqedonisë t`i marr parasysh rreziqet nga sanksionet e mëtutjeshme prej të cilave do të rrezikohen të gjithë qytetarët dhe të gjithë bashkërisht ta kthejmë vendin në rrugën e vërtet evropiane, transmeton TetovaSot.

PLD gjatë katër viteve të fundit, pas secilit raport të Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë, tregoi se qeveria po largohet nga agjenda evropiane. Qeveria e njëjtë e miratoi raportin e Pribesë, ndërsa një vit me gisht nuk lëviz për zbatimin e reformave. Në periudhën e ardhshme situata merr një epilog dramatik.