Parisi planifikon të ndërtojë një mur prej xhami antiplumb përreth Kullës Eifel, me 2, 15 metër lartësi, si masë mbrojtëse kundër sulmeve terroriste.
 Patrick Klugman tha se projekti është i nevojshëm për të siguruar monumentin më të vizituar në botë.

“Ne menduam se një nga zgjidhjet është të ketë panele mbrojtëse qelqi përreth shtyllave të Kullës Eifel, sepse kombinon mbrojtjen dhe elegancën “ tha Klugman, duke shtuar se buxheti për projektin kushton 20 milionë euro.

Aktualisht Kulla Eifel merr rreth 6,9 milion vizitorë në vit. Sipas agjencisë së statistikave kombëtare INSEE, pas rënies dramatike të vitit 2016 në turizëm  si pasojë e sulmeve.