Në Parlamentin Evropian nesër pritet të zhvillohet betejë me amendamente mes deuptetëve nga grupi i të Gjelbërve dhe Socialistëve që kundërshtojnë veton bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut dhe të Partisë Popullore Evropiane që mbështesin kolegët e tyre bullgarë. Në seancën ku pritet të shqyrtohet raporti vjetor për vendin tonë, bllokada bullgare është më se e sigurtë. Për këtë vendim të fqinjut lindorë deputetët e gjelbërt dhe socialistë kanë dorzuar dy amendamente për ndryshimin e raportit. Në të parin, zyrtarët e shtetit bullgarë akuzohen për deklarta provokuese për çështje historike që ndikojnë për Maqedoninë e Veriut, ndërsa, thirren që autoritetet bullgare të përmbahen nga ato deklarata edhe krahas fushatës zgjedhore që zhvillohet në Bullgari. Në amendamentin e dytë, mbështetet përgjigja me pjekuri e zyrtarëve qeveritarë të Maqedonisë së Veriut ndaj këtyre provokimeve. Amendamentet janë propozuar nga katër euro deputetë, Tonino Picula (Koroaci), Tanja Fajon (Slloveni), Andreas Shider (Austri) dhe Marek Belka (Poloni).

Këto propozime kanë irrituar zëvëndëspresidenten e Bullgarisë Iliana Jotova, e cila përmes një postimi në fejsbuk është shprehur se eurodeputetët po përgatisin amendamente të palejueshme në rezolutën për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Iliana Jotova, zëvëndespresidente e Bullgarisë

“Gjuha e urrejtjes dhe deklaratave provokuese, si dhe shtypja e të drejtave të njerëzve me vetëdije bullgare janë markë mbrojtëse e Republikës së Maqedonisë të Veriut. Amendamenti i përgatitur edhe një herë konfirmon dështimin e shtetit bullgar për t’u shpjeguar partnerëve të tij evropianë pozicionin e vet mbi Republikën e Maqedonisë të Veriut”

Nga ana tjetër, Andrej Kovaçev, eurodeputet nga Partia Popullore Evropiane ka thënë se grupi i tyre në shenjë solidariteti do ta përkrahin Bullgarinë, duke inicuar dy amendamente të lidhura me mosplotësimin e progresit të Maqedonisë së Veriut në zbatimin e rekomandimeve të mëparshme të Parlamentit Evropian për diskriminimin e qytetarëve që deklarohen bullgarë. Eurodeputetët e djathtë inkurajojnë autoritetet dhe shoqërinë civile të ndërmarrin masa adekuate për paqen historike me qëllim tejkalimin e problemeve.

Ndërsa, Angel Xhambaski deputet nga grupi i konservatorëve europian dhe reformistëve, veprimet e grupeve e të gjelbërve dhe socialistëve i quajti si skandaloze, aq më tepër kur kryetar i Partisë së socialistëve është Sergej Stanishev, i cili është përfaqësues bullgar në Parlamentin Evropian.

Për vite me rradhe Maqedonia e Veriut merrë vlersime pozitive në raportin e progresit, megjithatë, Bashkimi Europian nuk arrin të miratojë datë për nisjen e bisedimeve. Fillimisht bllokonte Greqia, ndërsa pas marrëveshjes për emrin e ri të Maqedonisë, Bullgaria kushtëzoi bisedimet me zgjidhjen e kontestit rreth historisë së gjuhës dhe popullit maqedonas.