Parlamenti sot diskuton buxhetin e Janevës

 
 

Parlamenti i Maqedonisë sot do të mbajë seancën e 90 me rradhë, seancë kjo ku në rend dite do të jetë edhe buxheti i prokurores speciale dhe ndarja e fondeve për të nga buxheti qendrorë, me cka sigurohen mjete për planin financiar për prokurorinë speciale për vitin 2016.

Për planin financiarë të prokurorisë speciale ministria e financave ka ndarë 253.682.112 denarë që do të jenë në funksion të Janevës dhe ekipit të saj për një punë autonome dhe pa pengesa.

Këto financa do jenë pikërisht për rroga dhe shpenzime tjera të të punësuarve në prokurorinë speciale.