Lidhur me kallëzimin e fundit penal që SPB-ja e Ohrit e ngriti kundër tij dhe disa të punësuar tjerë në Komunë, Sela tha se bëhet fjalë për fushatë politike kundër tij dhe partisë së tij. Ziadin Sela pohoi se vendimi për parkingjet ka qenë i këshillave paraprake të komunës, dhe se vendimet tjera kanë qenë të pastra në aspektin ligjor.

Në vazhdim video e plotë nga pres konferenca e Kryetarit të Komunës së Strugës, z. Ziadin Sela:

E vërteta rreth skenarit të radhës të pushtetit VMRO-BDI për të penguar zhvillimin, prosperitetin dhe zbatimin e ligjit në Strugë.
E vërteta për paditë e pabaza, gënjeshtrat e kulluara, shantazhet dhe kërcënimet direkte me jetë ndaj meje dhe bashkëpunëtorëve të mij.
E vërteta e funksionimit dyfytyrësh të këtij pushteti që stimulon krimin dhe kriminelët!

Kronologji e shkurtër e kërcënimeve të vazhdueshme që nga Qershori i vitit 2013 e deri sot, ku institucionet e kësaj qeverie dhe gjyqësie, aspak nuk kanë vepruar. Përkundrazi kanë bërë që krimi të lulëzojë e kriminelët të bëjnë ligjin!