Sonte nga ora 00.00 minuta fillon edhe zyrtarisht fushata parazgjedhore për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 11 dhjetorit në Maqedoni, zgjedhje këto të cilat pritet të nxjerin nga kriza politike vendin që zgjat me vite.

Ndryshe nga herët e kaluara me ndryshimet në ligjin zgjedhor fushata nuk do të zgjasë 30 ditë por vetëm 20 ditë e këto ndryshime vijnë për shkak të shkurtimeve të shpenzimeve që bëhen nga partitë politike ndërkohë që shpenzimet ndikojshin edhe në KSHZ, si organizatorë kryesore të procesit zgjedhor.

Nga 21 nëntori deri më 9 dhjetor në mesnatë partitë politike do të kenë mundësinë që të prezantojnë platformat e tyre politike para elektoratit duke kërkuar kështu votën dhe besimin e tyre që t’i përfaqësojnë pas 11 dhjetorit në kuvendin republikan.

Partitë politike në anën tjetër kanë nënshkruar edhe kodin e zgjedhjeve në të cilin kod zotohen se do të zhvillojnë një garë fer dhe demokratike në teren pa dhunë dhe kërcënime e duke u përballur e lënë në dorë të popullit që të zgjedh cili është më i miri dhe me platformë më bindëse.

Ndryshe, fushata parazgjedhore mbyllet më 9 dhjetor në mesnatë kur edhe hy në fuqi heshtja parazgjedhore që do të zgjasë deri më 11 dhjetor në mëngjes kur edhe pritet të zhvillohen zgjedhjet e parakohëshme parlamentare.