Të enjten, pas një muaji pauzë vazhdon seanca për rastin “Titanik”, ndërsa në bankën e të akuzuarve kthehen ish funksionarët Nikolla Gruevski, Gordana Jankulloska, Mile Janakieski, Kiril Bozhinovski bashkë me Ilija Dimovskin, Munir Pepiq, Edmond Temellko dhe 12 persona tjerë, transmeton Medial.mk.

Në akuzën e PSP-së ata ngarkohen për shoqërim kriminal, mit marrje gjatë zgjedhjeve, shkatërrim të materalit zgjedhor por edhe keqpërdorim të financimit të fushatës zgjedhore në vitin 2012.

Gjatë muajit do të mbahen edhe seanca të reja për lëndët “Fortesa- Target” që i referohet përgjimit joligjor dhe shkatërrimit të sistemit të DSK-së dhe “TNT” për rrënimin e kompleksit banesor dhe afarist “Kosmos” të Fiat Canoskit.