Nga burime diplomatike mësohet se menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, qeveria e Maqedonisë ka marrë obligim dhe është zotuar para faktorit ndërkombëtarë që urgjentisht dhe pakompromis tu jap epilog gjyqësor të gjitha rasteve të ngritura nga prokuroria speciale të cilat ngelën të pazgjidhura përshkak të komplikimit të situatës politike. Poashtu mësohet se janë edhe disa lëndë gjygjësore të cilat për një kohë të gjatë kanë qenë të mbyllura në sirtar nga ish qeveria e VMRO-DPMNE-së, të cilat i ka shfrytëzuar për ti shantazhuar figurat kryesore të BDI-së në qeverinë e kaluar që në opinion njihen krahu i afërt i Nikolla Gruevskit dhe Mijalkovit. Një pjesë e këtyre lëndëve pritet shumë shpejt të hyjnë në proceduim gjygjësor e që kanë të bëjnë me figura të larta poltike të BDI-sëtë cilët kanë ushtruar poste të larta si ish ministra dhe kryetar komunash. Për realizimin e këtij skenari, faktor vendimtar në qeveri do të ketë partia e Ziadin Selës, Aleanca për shqiptarët por edhe parti të tjera opozitare të cilat janë të interesuara për integrim të shpejt të Maqedonisë në NATO dhe BE.

Brenda një kohe të shkurtër priten të shihen efektet e para të zotimit të LSDM-së ,por edhe partive tjera për funksionimin e shtetit ligjor, pa kompromis ndaj krimit dhe kriminilëve, kushdo qofshin si dhe partneritetit të LSDM-së me partitë shqiptare pa hipoteka kriminale dhe korruptive/fol.mk