Disa kompani ajrore, duke përfshirë ”Air France” janë shënjestruar nga një program i shërbimeve të sigurisë amerikane dhe britanike për interceptimin e komunikimeve të pasagjerëve në bordin e avionëve tregtarë, sipas zbulimeve të publikuara sot nga “Le Monde” duke u bazuar në arkivat e zbuluara nga ish-konsulenti amerikan, Edward Snowden.

“Përdorimi i celularëve me mbulim internet në hapësirë i ka lënë hapësirë krijimit të programeve të posaçme të NSA-së (Agjencia kombëtare e sigurisë amerikane) si GCHQ(Government Communications Headquarters, agjencia e shërbimeve sekrete britanike)”, shkruan gazeta, që saktëson se është në gjendje të punojë në lidhje me integritetin e arkivave Snowden në sajë të një partneriteti ekskluziv me web-in informues “The Intercept”.

Gazeta citon GCHQ, sipas së cilës 27 kompani i kanë mundësuar që nga 2012 pasagjerëve të tyre për të përdorur një telefon të lëvizshëm ose janë në fazën për të kryer këtë proces në mesin e së cilëve ”British Airways”, ”Hongkong Airways”, ”Aeroflot”, ”Etihad”, ”Emirates”, ”Singapore Airlines”, ”Turkish Airlines”, ”Cathay Pacific” apo ”Lufthansa”.

Ai shtoi se “Air France” që ndërmori një test të përdorimit të celularit në hapësirë në 2007 është një masë e mbikëqyrjes së komunikimeve në avion që shërbimet britanike po përdorin një skicë prej një faqe të njërit të avionëve të saj për të ilustruar funksionimin e interceptimit në udhëtim.

Kompania përgënjestroi në mënyrë të prerë këto informacione, duke u nisur nga një reagim në media se komunikimet me zë nuk mundësohen në udhëtim. “Air France” denoncoi citimet e pavërteta të publikuara në një artikull të gazetës “Le Monde” më 7 dhjetor 2016 në lidhje me thirrjet e kryera gjatë udhëtimeve”, shtoi ajo.Ajo saktësoi se testi i kryer në 2017 nuk ishte përfundimtar dhe projekti përfundimisht ishte pezulluar.