Disa baktere nuk janë të dëmshme, por ndihmojnë në ndërtimin e mekanizmave mbrojtës.
Pastërtia gjithsesi është pozitive, mirëpo nuk duhet që çdo gjë me të cilën bini në kontakt të jetë absolutisht sterile, madje as brenda katër mureve të cilat quhen shtëpi, theksojnë ekspertët gjermanë, transmeton Telegrafi.
Disa baktere nuk e dëmtojnë shëndetin, por madje ndihmojnë në ndërtimin e mekanizmave mbrojtës të trupit.
Dezinfektimi i mjeteve duhet të përdoret vetëm kur është plotësisht i nevojshëm, thekson Qendra Gjermane e Këshillimit të Konsumatorëve.
Njëra ndër arsyet e mundshme për këtë është nëse dikush nga familjarët ka sëmundje ngjitëse.
Mirëpo, me gjithë praninë e mjeteve agresive për pastrim të shtëpive, shumë vende mbeten të lëna pas dore, prandaj pikërisht ato vende duhet të pastrohem me mjete të tilla për shkak të baktereve të dëmshme.
Për shembull, frigoriferët duhet të pastrohen rregullisht, por edhe dorezat e dyerve.