Edhe pse mund të jeni një maniake e pastërtisë janë disa njolla që mbeten në mobiljet e drurit që vështirë se mund të shmangen.

Bëhet fjalë për shenjat që lënë filxhanët apo gotat në tavolinë, dhe që është vështirë t’i pastrosh. Por jo e pamundur.

Është një mënyrë super e thjeshtë për të pastruar e mbi të gjitha nuk dëmton mobiljet e drurit. Ajo që ju duhet është vetëm një tas me majonezë.

Kombinimi i acideve yndyrore dhe të buta futet në shtresën e fortë të drurit duke zëvendësuar ujin me vaj ushqyes, transmeton tch. Shpërndajeni majonezin me një spatul ose letër kuzhine në pjesën që dëshironi të pastroni.

Gjithçka që duhet të bëni është ta lini nga një orë, deri në një natë, varet ngashenja sa e vjetër dhe e fortë është. Më pas pastrojeni vendin me një leckë të pastër dhe kaq. Për më tepër mobilja do të jetë edhe më e shkëlqyeshme se më parë.