Me 20 Prill do jetë rasti i parë kur opsioni i ndarjes së Shqipërisë nga çiftëzimi me Maqedoninë e Veriut do të hidhet në votim nga eurodeputetët. Ky propozim është pjesë e 279 amendamenteve për progress raportin e ri ku kërkohet që të vijojë dialogu politik opozitë opozitë dhe të vijojnë ndëshkimet e zyrtarëve të lartë nga SPAK.

Të mërkurën e javës së ardhshme do të jetë prova e parë zyrtare nëse institucionet evropiane do të mirëpresin ose do të kundërshtojnë kërkesën e qytetarëve shqiptarë për ndarjen nga Maqedonia e Veriut kur BE të vendosë për negociatat në muajin Qershor. Në amendamentet e paraqitura për progres raportin e ri kërkohet që Shqipëria të vlerësohet veçmas nga Maqedonia për reformat e kryera për hapjen pa vonesë të negociatave të anetarësimit në BE.

Këshilli Evropian ka dështuar të përmbushë premtimin e BE-së për të nisur pa vonesa të metejshme negociatat me Shqipërinë.

Jemi thellësisht të shqetësuar se kjo vonesë përbën një rrezik serioz për politikën e zgjerimit në tërësi pasi po dëmton reputacionin e BE-së si një partner i besueshëm dhe aktor serioz gjeopolitik.

Propozimet mbajnë firmën e eurodeputetëve bullgare që ashtu si qeveria e tyre mendojnë se Shqipëria i ka plotësuar kushtet e vëna dhe nuk duhet të mbetet më peng i Shkupit. Ndër 279 amandamentet që do të hidhen në votim me 20 Prill kërkohet që të vijojë dialogu ndërpartiak për reformën e re zgjedhore dhe atë territoriale. Po ashtu vlerësohet zgjatja me konsensus mes partive parlamentare të mazhorancës dhe opozitës mandatit të organeve të vetingut të paktën deri më 31 Dhjetor 2024.

Ftojmë partitë politike në Shqipëri për të rritur konkurrencën brendapartiake si një hap për pluralizmin dhe demokracinë. Rikonfirmojmë përgjegjësinë e përbashkët të forcave politike të Shqipërisë per dialogun politik konstruktiv dhe bashkëpunim, duke mundësuar një efektiv funksionimin e sistemit demokratik të vendit.

Ndër amendamentet e propzuara kërkohet thellimi i ndëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë për korrupsion dhe përfshirje në krimin e organizuar ndërsa vlerësohen hapat e deritanishme.

Përshëndesim zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut ku Parlamenti u tregoi vendosmëri të fortë ndërpartiake për të ecur përpara drejt antarësimit në BE.

Mirëpresim punën e Strukturave te Specializuara Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byrose Kombtare te Hetimit (BKH) në trajtimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Vërejmë se nevojiten përpjekje shtesë për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive që rrjedhin nga korrupsioni në rastet e zyrtarëve të nivelit të lartë.

Edhe në këtë rradhë në draftamendamentet nuk kanë munguar eurodeputetët grekë me kërkesat e tyre të përseritura për rregjistrimin e pronave të minoritarëve. Draftrezoluta pritet të kalojë për votim në seancat plenare në vijim të PE./KlanMacedonia/