Ambasadorit të Federatës Ruse në vend, Sergei Bazdnikin i është dorëzuar nota diplomatike, me të cilën gjashtë diplomatë dhe punonjës të Ambasadës së Federatës Ruse në Shkup janë shpallur të padëshirueshëm në vend ose persona non grata.

Diplomatët e dëbuar kanë kryer veprime që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike dhe në pesë ditët e ardhshme do të duhet të largohen nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut.