Pedofilia është fat, jo zgjedhje?

jë mjek në Gjermani ka thënë se pedofilët janë të destinuar të jenë të tillë, dhe jo pse vendosin vetë të ndjehen apo bëhen pedofilë.

Doktor Beier që ka një klinikë në Gjermani, që i trajton njerëzit që janë të tërhequr seksualisht nga fëmijët, tha për The Times of India se shoqëritë e shëndosha duhet ta pranojnë pedofilinë si realitet në mes nesh, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Dr. Beier sugjeroi që shoqëritë duhet të punojnë në parandalimin, e jo të fokusohen në ndëshkimin e keqbërësve.

Ai tha se është “mit” që pedofilët mund t’i ndalin fantazitë e tyre seksuale, duke zgjedhur që të mos fantazojnë.

“Shumica mendojnë që është zgjedhje. Por ështe fat, e jo zgjedhje. Një mit tjetër ështe se secili person pedofilik do ta kryej një vepër të tillë”, tha ai.

Përfundimet e tij e përforcojnë pohimin e bërë nga një psikolog kriminal që thoshte se pedofilia është “po sikur orientimet seksuale”, si të qenit heteroseksual apo homoseksual.