Shkruan Arianit Xhaferi

I nderuar z. Stevo Pendarovski
Sapo kontrollova mbi 13 faqe të degëve e forumeve rinore të BDI-së në facebook dhe në asnjërën prej tyre nuk figuronte emri juaj. As në webfaqen e tyre nuk figuroni. Promovojnë zgjedhje presidenciale por pa precizuar se cilin kandidat e pëkrahin. A jeni të sigurtë se do ju mbështesin juve? A kanë turp ta pranojnë këtë gjë?