Policia e Shkupit dje (1 prill) në orët e mbrëmjes ka marrë denoncim për se flaka ka kapluar fabrikën për plastikë të vendosur në fshatin Trubarevë.

Gjatë intervenimit për shkak të tymit pesë policë kanë përfunduar në Spitalin Klinik “Nënë Tereza” të cilët pas ndihmës mjekësore janë lëshuar për kurim shtëpiak.

Siç informojnë nga MPB shkëndiat e fundit janë shuar sot (2 prill) në orët e mëngjesit rreth 06:50 nga Njësiti i Zjarrfikësve.