KANDIDATI i përbashkët për president Stevo Pendarovski, i cili falë kontributit të BDI-së dhe ca partive tjera të vogla shqiptare i kërkon votat e shqiptarëve, si duket i pengon gjuha shqipe.

Ditë më parë  në fanpejxhin e  tij kishte  postuar një tekst mbi përfitimet e vendit nga anëtarësimi në NATO dhe se ai si President do të vazhdojë rrugën drejt integrimit të plotë të vendit në NATO dhe BE.

Ajo çka e bën interesant këtë postim të z. Pendarovski është fakti se të njëjtin postim e kishte bërë edhe”sponsored” me datë 17.03.09, e që pas dy ditëve postimi në fjalë rezulton të jetë i fshirë.

Andaj me të drejtë në emër të atyre që ua kërkon votatat e pyesim publikisht z. Stevo Pendarovski, pse e keni fshirë postimin në SHQIP nga fanpejxhi i juaj, i cili u postua dhe ishte ne “sponsored” me date 17.03.09?

Mos vallë edhe ju keni fobi nga  gjuha e atyre që ju ua  kërkoni votën? Apo ju duhet vetëm për sot, sepse siç e shohim me shumë lehtësi nesër e bëni “Delete”. /fol.mk